Erkand Qerimaj shpallet kampion i Europës në shkëputje

Pas tre medaljeve të fituara nga Evangjelia Veli, tashmë një tjetër i shtohet Shqipërisë nga Erkand Qerimaj. Peshëngritësi shkondran sapo është shpallur kampion i Europës në shkëputje.

Qerimaj arriti të ngrinte 150 kilogramë në baterinë B, duke siguruar kështu të artën në këtë disiplinë. Po aq sa ai ngriti edhe Asanidze, por sportisti shqiptar ishte i pari që provoi peshën 150 kg dhe për këtë arsye vendi i parë shkon për të.

Lini një koment

Design a site like this with WordPress.com
Fillojani