Bardheblutë kanë realizuar ndeshjen miqësore në Turqi e cila ka përfunduar me humbje me rezultatin 1-2.
Tirana kaloi në avantazh më një gol të shënuar nga sulmuesi Redon Xhixha në minutën e 48-të.

Gjatë pjesës së dytë trajneri i bardhebluve bëri disa ndryshime në formacion, duke ndikuar kjo tek rezultati dhe paraqitja e ndeshjes.
Në turin e parë kualifikues, Tirana do të luajë më 5 korrik në trasfertën në Luksemburg, ndaj Dudelanzhit, teksa sfida e kthimit është programuar më 12 korrik, në kryeqytet.
Lini një koment