Vllaznia mëson kundërshtarin me të cilin do të përballet në raundin e dytë të Conference League

Shorti i ka vënë kuqeblutë përballë Universitatea Craiovas, një kundërshtare e fortë dhe me përvojë në ndeshjet ndërkombëtare.

Kujtojmë që Universitatea Craiovan sezonin e kaluar e eliminoi Laçi në raundin e dytë të Conference League. Me skuadrën rumune ka luajtur futbollisti i Kombëtares Shqiptare, Kamer Qaka.

I pranishëm në Nyon të Zvicrës ishte edhe presidenti i Vllaznisë, Alban Xhaferri, që nuk iu plotësua dëshira që ndeshja e dytë të luhej në Shkodër (takimi i parë luhet në “Loro Boriçi).

Sezonin e kaluar Vllaznia kaloi një raund në Conference League, duke eliminuar Shiroki Brijeg të Bosnjë Hercegovinës me rezultat të përgjithshëm 4-3. Edhe pse e kishte humbur sfidën e parë në transfertë 3-1, shkodranët, falë edhe mbështetjes së zjarrtë të tifozë triumfuan 3-0 në “Loro Boriçi”, duke avancuar më tej. Në raundin e dytë Vllaznia u eliminua nga skuadra qipriote Ael Limasol, që i fitoi të dyja sfidat me rezultat të njëjtë 1-0.

Lini një koment

Design a site like this with WordPress.com
Fillojani